NATO-ja dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse

Ambasadorët e Ukrainës dhe të 32 shteteve anëtare të NATO-s takohen sot në Bruksel për të biseduar lidhur me raketën eksperimentale hipersonike me rreze të mesme veprimi që Rusia e lëshoi drejt Ukrainës javën e kaluar.

Më 21 nëntor, Rusia kreu sulm ndaj qytetit ukrainas Dnipro dhe presidenti rus, Vladimir Putin, tha se në këtë sulm u përdor raketa e re e quajtur Oreshnik.

Putin tha se përdorimi i kësaj rakete ishte në përgjigje ndaj sulmeve të kryera nga Ukraina brenda Rusisë me armë që ka marrë nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania.

Udhëheqësi i Kremlinit paralajmëroi se Moska ka “të drejtë” të godasë ndërtesat ushtarake në shtetet që i lejojnë Ukrainës të përdorë armët e tyre kundër Rusisë.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA