Muhamet Alidemaj shpallet fajtor për krime lufte, dënohet me 15 vjet burgim

Në fshatin Izbicë të Skenderajt, më 28 mars të 1999-s, u ekzekutuan me armë automatike 130 persona, prej të cilëve 114 viktima u identifikuan gjatë hetimit nga Prokuroria Speciale, kurse 12 civilë mbijetuan.

Gjykata e shkallës së parë e ka vërtetuar se pjesë e forcave paramilitare serbe që e kishin kryer këtëmasakër, ishte edhe Muhamet Alidemaj, të cilit i shqiptoi dënim me burgim prej 15 vjetësh.

Vendimin, Gjykata tha se përveç provave materiale, e mori bazuar edhe në dëshmitë e dëshmitarëve okularë,sikurse Xhemile Osmani 

Mbrojtja e Alidemajt, i cili u dënua edhe për dëbim tëcivilëve, djegie të shtëpive e cenim të integritet trupor, tha se do ta apelojë vendimin. Gjatë gjykimit avokatët pretenduan se ai gjatë periudhës së luftës nuk ishte në Kosovë, por në Serbi.

Por ndryshe mendojnë banorët e Izbicës, që ishin pjesë e këtij gjykimi.

Muhamet Alidemaj është në paraburgim nga 31 mars 2021-s, kur u arrestua në fshatin e lindjes, në Kërninë, ndërsa aktakuza u ngrit një vit pas.

Sipas të dhënave të Policisë dhe Prokurorisë Speciale, për 22 vjet ai asnjëherë nuk ishte kthyer në Kosovë.

Ai ishte raportuar nga familjarët pas luftës si person i zhdukur, për çka gjatë procesit gjyqësor u prezantuan dokumentacione, dhe dëshmoi motra e tij, e cila sipas Prokurorisë, pati deklarata kundërthënëse. 

Përveç saj, u dëgjuan edhe 20 dëshmitarë. Ndërkohë,masakra e Izbicës ishte pjesë edhe e aktakuzës në Tribunalin e Hagës, ndaj ish-udhëheqësve serbë si Millan Millutinoviq, Sreten Llukiq dhe të tjerëve./atvlive.tv

Për më shumë klikoni në linkun e mëposhtëm:

https://youtu.be/HL2HjlHSw8A?si=-IJlO2wLXYFunSIG

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA