Qe një temë e mirë – çka po shohim në këtë foto? Dy kabinete qeveritare, ministra maqedonas që kanë nevojë për përkthim, ministra kosovarë që nuk kanë nevojë për përkthim edhe një panair të mosdijes, mungesës së shijes dhe stilit.
Kah me ia nisë? Hajde prej rreshtit të parë bre! Cili mosdifq, e ka shkru “mbledhja e dytë” ashtu si e ka shkru. A ka një njeri në krejt kabinetin e Albin Kurtit, që e din kur përdoren numrat romakë dhe si.
Sigurisht nuk ka. Të dashur mosdifqa, në Drejtshkrimin e Gjuhës Shqipe, pika 68, faqe 137 shkruan dhe po citoj “1) Kur numërori rreshtor shkruhet me shifër romake, ai përdoret pa prapashtesë dhe pa nyjë të përparme. Pra, kemi: klasa I, kongresi V, kreu XVI, shek. XX, Gjergj Balsha I, Luigji XIV, Mehmeti II etj. Është gabim të shkruhet: klasa e I, shek. i XXI, Mehmeti i II etj.
2) Kur numërorët rreshtorë shënohen me shifra arabe, shkruhet nyja dhe pas numërorit vihen mbaresat rasore. P.sh., shek. i 21-të, klasa e 2-të, kreu i 5-të, kongresi i 6-të etj”
Mu është kah me vjen marre, qysh Kryeministrit nuk po i vjen marre! Mannej po thoni Albini diktatol, Albini, autolial.
Paramendojeni të ish dikush tjetër Kryeministër:
Sikur mosdija edhe mungesa e shijes të naleshin këtu, do të ishim në rregull, por jo! Në vazhdim të asaj fjalie thuhet mbledhja e dy Qeverive të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Cilido mosdifq që e ka shkruar këtë fjali – edhe Kosova edhe Maqedonia e Veriut e kanë nga një Qeveri. Pse po thua mbledhje e dy qeverive të Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut.
Po hajde, po supozojmë që askush në kabinet në Kurtit nuk din shqip, qe po supozojmë që paqt llafi, dy lidhje nuk i kanë me gjuhë shqipe.
A po më kallzon dikush qysh është e mundshme me e masakru datën e takimit bre? 18 nëntor, Prishtinë 2024.
What daaaaaa? A jeni more normal? Për këtë s’ke nevojë me ditë shqip, veç ke nevojë me qenë njeri normal, edhe e sheh që diçka s’po shkon, s’po përshtatet!
Me fjalë tjera, kushdo që koefiecientin e inteligjencës e ka më të madh sesa numrin e këmbës, e sheh që kjo pano veç në rregull nuk është.
Edhe kur pashë, mendova që garant ia a kanë huqë veç kësaj – derisa i pashë tjerat. O t njëjta, o për faqe të zezë, o për marre të marreve.
Edhe, ktheje edhe një herë atë foton e kaluar.
Përmbi krejt këtë marre me tekst, nuk e di a ia vlen të merremi me dizajn të kësaj far shkarravine.
Nuk ia vlen, po i kam edhe disa minuta, kështu që pse jo? A thu a ka qenë ideja e të njëjtit ekip të mosdijes që e ka përpilu tekstin, që ta bëjë edhe dizajnin? Pse diqysh, bash kur me Maqedoninë e Veriut ka takime duhet monumenti i bashkim – vëllaznimit, Boro-Ramizi, krejt do monumente të socializmit, kur na e maqedonasit kemi qenë në një shtet, kemi jetuar të lumtur? A është seriozisht ky mesazhi që është kah tenton ky kabinet ta përçojë?
Sahat kulla, që s po di pse është aty dhe mannej vëllaznim bashkimi, boro-ramizi, biblioteka dhe bankkosi, nejse tash është Qeveria.
Seriozisht a? Me këtë mesazh je kah del me përballë gazetarëve dhe dynjasë a?
Unë e di që historikisht Kosova nuk e merr seriozisht Maqedoninë e Veriut. Po ta merrnim seriozisht, nuk e kishim dërgu këtë diplomat për Ambasador atje:
Mirëpo, mos pritni që dikush ta merr seriozisht Kosovën, kur në një prapavijë ia huqë gjuhës, historisë edhe lista vazhdon…
Tash ju mund të thoni punë e madhe që ia kanë huqë dizajnit, me rëndësi cka u tha në mbledhje – hic s është e vërtetë.
Përmbajtja e kësaj shkarravine mua me kallëzon që maqedonasit me gjuhë shqipe mund të bëjnë cka të donë, për mua është e domosdoshme dikush gjuhën shqipe ta mbrojë nga kabineti i Albin Kurtit, leni foret, jo 20%shi, jo 93%shi.
Qe besa, jo vec gjuhën, s kish qenë keqë as historinë të tentojë dikush ta ruajë nga cilido individ në kabinet apo cilido ekip i që e ka miratuar atë dizajn.