Edoardo Bove (22) humbi ndjenjat gjatë ndeshjes ndërmjet Fiorentinës dhe Interit në raundin e 14-të të Serisë A.
Në minutën e 17-të, mesfushori i ekipit të Firencës u përkul për të lidhur këpucën, bëri disa hapa dhe u rrëzua. Ai u shpëtua pas ndërhyrjes urgjente mjekësore dhe tashmë gjendja e tij është stabile pasi pësoi sulm në zemër.
Mjeku italian Ivo Pulcini, i cili punon prej vitesh drejtor i stafit mjekësor në Lazio dhe ekspert i sëmundjeve kardiovaskulare, thotë se aktualisht është një futbollist i paidentifikuar që luan në Serie A, të cilin e ka shpallur të paaftë për të luajtur futboll si rezultat i gjendjes jo të mirë shëndetësore.
“Në vitin 2019 më vizitoi një futbollist shumë i rëndësishëm, i cili aktualisht është shumë i njohur dhe sot luan në Serinë A. E shpalla të papërshtatshëm për futboll dhe më pas ai vizitoi tri klinika të ndryshme sepse drejtori i atëhershëm i klubit Igli Tare donte të sillte. Ai me çdo kusht mbeti i patundur dhe ne nuk e firmosëm”.
Danilo Cataldi, një ish-lojtar i Lazio, ishte i pari që ndihmoi Bove në fushë të dielën. Pulcini punoi me Cataldi dhe e stërviti për ndihmën e parë.
“Lazio e mësoi të jepte ndihmën e parë. Cataldi ka një certifikatë ndërkombëtare të Shoqatës Amerikane të Zemrës ACIS për të ndihmuar njerëzit në çdo situatë emergjente. Lazio ishte klubi i parë në Itali që zhvilloi kurse kardio-pulmonare, reanimim me përdorimin e defibrilatorit”, tha Pulcini.
“Ne në Lazio e filluam këtë praktikë në vitin 2018 dhe e përsërisim atë çdo dy vjet për të kujtuar teknikat dhe udhëhequr çdo lojtar të ri në klub. Presidenti Lotito bleu një pajisje kardiake SDS, e cila parashikon vdekjen e papritur dhjetë vjet më parë. Klubet duhet të punojnë që të sigurojnë të gjithë ta kenë atë pajisje.”