Mbyllja e strukturave paralele, prokuroria po i heton 12 persona

PËRGATITI: NORA LUTA   

Një muaj pas mbylljes së komunave paralele serbe në veri, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka marrëaktvendim për nisjen e hetimeve ndaj katër personave.

Gjatë një aksioni të Policisë, ishin grumbulluar dokumente që do t’i shërbejnë organit të akuzës për hetim. Në objektin që shërbeu si komunë paralele e Mitrovicës së Veriut, tashmë janë vendosur simbolet e shtetit të Kosovës.

Ngjashëm është vepruar edhe në Zveçan, me ç’rast ky objekt do të shfrytëzohet nga Agjencia për regjistrimin civil.

Prokuroria Themelore e Mitrovicës përveç rreth komunave paralele serbe, të cilat u mbyllën më 30 gusht të këtij viti, po zhvillon hetime edhe ndaj tetëpersonave dhe një subjekti juridik rreth veprimtarisë sëdegëve të Postës së Serbisë.

Ato u mbyllën në fund të korrikut.

Për këtë rast është autorizuar Policia e Kosovës që ti intervistojë dëshmitarët e identifikuar, si dhe janë ndërmarrë disa veprime hetimore. Për këtë rast ka aktvendim mbi fillimin e hetimeve ndaj tetë (8) personave dhe subjektit juridik për veprën penale “Keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike“. Ndërsa rreth komunave, ka aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj katër (4) personave, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Policia e Kosovës thotë se është në koordinim të vazhdueshëm me Prokurorinë e Mitrovicës.

Derisa mbyllja e tyre ishte kritikuar nga ndërkombëtarët, juristët konsiderojnë se hetimet nuk do të duhej të ndikoheshin nga politika.

Ndërkohë, gjatë këtij viti institucionet mbyllën edhe shtatë komuna të tjera paralele serbe në Prizren, Pejë, Suharekë, Istog, Klinë, Rahovec dhe Dragash.

Zyrtarët qeveritarë thanë se këto komuna kanë funksionuar nën udhëheqjen e Serbisë.

 

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA