Kundër Dhunës në Familje dhe Dhunës me Bazë Gjinore, në Kosovë dhe sot gjatë ditës do të mbahen disa aktivitete, raporton Ekonomia Online.
Nën organizimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe Koordinatores Nacionale Kundër Dhunës në Familje dhe Dhunës me Bazë Gjinore, mbahet Konferenca gjithëditore “Të Bashkuar Kundër Dhunës – Mjaft!”.
Pjesëmarrës në këtë konferencë që do të nis nga ora 09:30 janë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, zv.kryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla Schwarz, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.
Ndërsa, ngjarja do të zhvillohet në ish objektin e Rilindjes.