Mesfushori spanjoll Martin Zubimendi ka deklaruar se është tejet i lumtur tek gjiganti londinez Arsenal.
Zubimendi ka dhënë komente për një transferim tek Real Madrid në verën e ardhshme,duke thënë se një gjë e tillë është e pamundur.
Përndryshe Zubimendi shton se për momentin është i fokusuar tek ekipi londinez,ku synon që të fitoj të gjitha trofetë e mundshme këtë sezon me Arsenalin.
Kujtojmë që Martin Zubimendi është bërë lider kyç në mesfushën e Arsenalit,ku në 32 ndeshje ka shënuar 5 gola e bëri 1 asistim.






