Maqedonci pret homologun zviceran, theksohet roli i diasporës dhe forca e bashkëpunimit ushtarak mes dy shteteve

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i shoqëruar nga zëvendësministri në detyrë, Shemsi Syla, dhe Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, Gafurr Dugolli, ka pritur në një takim Kancelarin Federal dhe Ministrin e Mbrojtjes, Mbrojtjes Civile dhe Sportit të Zvicrës, Martin Pfister, i cili udhëhoqi një delegacion të Zvicrës.

Gjatë takimit, Maqedonci ka theksuar rolin kyç të diasporës shqiptare në Zvicër, duke e cilësuar atë si një urë lidhëse të rëndësishme mes dy vendeve. Ai ka theksuar se diaspora ka kontribuar vazhdimisht në forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe në zhvillimin ekonomik dhe social të Kosovës.

Postimi i plotë:

Sot kisha kënaqësinë të pres në takim Kancelarin Federal, Ministrin e Mbrojtjes, Mbrojtjes Civile dhe Sportit të Zvicrës, Martin Pfister.

Ekzistojnë lidhje të natyrshme mes Kosovës dhe Zvicrës fal diasporës tonë, e cila ka një ndikim të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve tona dhe në zhvillimin e vendit, andaj dhe bashkëpunimi bilateral ndërmjet shteteve tona është i pashmangshëm.

Me ministrin Pfister diskutuam për bashkëpunimin në fushën e trajnimeve dhe edukimit të ushtarakëve, një hap shumë i rëndësishëm për forcimin e kapaciteteve tona të mbrojtjes, ndërsa e njoftova dhe mbi zhvillimet e rëndësishëm që Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka arritur gjatë viteve.

Gjithashtu theksova dhe domosdoshmërinë e anëtarësimit të Kosovës në BE dhe NATO, për të garantuar stabilitetin e vendit tonë dhe të gjithë Ballkanit Perëndimor.

Të dy u dakorduam që të thellojmë bashkëpunimin në fushat me interes të përbashkët.

Faleminderit Zvicrës për mbështetje dhe besim, së bashku po ecim drejt një të ardhme më të sigurt.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA