Manchester United synon transferimin befasues të Federico Valverdes

Manchester United po shqyrton një lëvizje surprizë për mesfushorin e Real Madrid, Federico Valverde, ndërsa e ardhmja e tij në “Santiago Bernabeu” po bëhet gjithnjë e më e paqartë.

Sipas raportimeve nga “The Mirror”, reprezentuesi uruguaian është lënë në “akull” te Real Madridi pas një përplasjeje të bujshme në stërvitje me bashkëlojtarin Aurélien Tchouaméni, incident që ka rritur mundësinë e largimit të tij gjatë afatit kalimtar veror.

27-vjeçari, i konsideruar prej vitesh si një nga shtyllat kryesore të mesfushës së “Los Blancos”, me 371 paraqitje në total për klubin madrilen, raportohet se ka humbur mbështetjen e drejtuesve pas konfrontimit fizik në stërvitje.

Raportimet tregojnë se incidenti me Tchouamenin ishte aq serioz, sa Valverde ka pasur nevojë për trajtim spitalor për shkak të një tronditjeje.

Edhe pse mesfushori uruguaian publikoi një deklaratë publike dhe kërkoi falje, marrëdhënia e tij me klubin duket se është dëmtuar ndjeshëm.

Sipas mediave angleze, drejtuesit e Real Madrid janë të pakënaqur me situatën dhe thuhet se kanë mbajtur anën e Tchouamenit, duke shtyrë idenë që Valverde të largohet gjatë verës.

Në këtë situatë, Manchester United po monitoron nga afër zhvillimet dhe po konsideron një ofertë të rëndësishme për uruguaianin, teksa synon të rindërtojë repartin e mesfushës për sezonin e ardhshëm.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA