Manchester City ka filluar të eksplorojë mundësinë e një transferimi të madh për mesfushorin e Chelseat, Enzo Fernandez, gjatë afatit kalimtar veror. Sipas raporteve nga “The Athletic”, interesi i kampionëve të Anglisë është ende në fazat fillestare, ndërsa klubi po përgatitet për jetën pa Bernardo Silvan, i cili ka konfirmuar se do të largohet nga “Etihad” në fund të sezonit.
Pavarësisht periudhës së vështirë që ka kaluar Fernandez, përfshirë edhe vendimin e ish-trajnerit të Chelseat, Liam Rosenior, për ta lënë jashtë formacionit pas disa deklaratave të tij lidhur me Real Madridin, mesfushori argjentinas mbetet një lojtar i rëndësishëm për skuadrën londineze. Ai ka regjistruar 12 gola dhe 6 asistime në 48 paraqitje, duke dëshmuar ndikimin e tij në fushë.
Manchester City nuk është i vetmi klub që po monitoron situatën e Fernandez, pasi edhe Real Madridi është i interesuar. Megjithatë, City po shqyrton edhe opsione të tjera për mesfushën, me Elliot Anderson të Nottingham Forest si një mundësi alternative.
Fernandez ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2032, por bisedimet për rinovim nuk kanë avancuar. Agjenti i tij, Javier Pastore, ka deklaruar se nëse nuk arrihet një marrëveshje, lojtari mund të shqyrtojë mundësi të tjera për të ardhmen e tij






