21.1 C
Pristina
E mërkurë, 8 Maj, 2024

Man United nuk është i interesuar për transferimin e Benzemas

Karim Benzema dëshiron që të largohet nga Arabia Saudite vetëm gjashtë muaj pasi nënshkroi për Al-Ittihad, por Manchester United nuk janë të interesuar për të nënshkruar me ish-yllin e Real Madridit.

Manchester United e ka përjashtuar mundësinë e nënshkrimit të francezit, ani pse ata po vuajnë nga një krizë e golave.

Mësohet se drejtuesit e United nuk kanë bërë ndonjë kontakt me përfaqësuesit e Benzemas, kryesisht për shkak të moshës së tij dhe pagës astronomike prej 86 milionë eurosh në sezon që përfiton në Arabi.

Sulmuesi francez nuk ka arritur të adaptohet aspak me jetën në Lindjen e Mesme dhe tani së fundmi ai nuk ishte paraqitur në kampin parasezonal nën urdhrat e Marcelo Gallardos.

Ekipi udhëtoi në Dubai pa Benzeman, ndërsa Gallardo i bëri me dije pesë herë fituesit të Ligës së Kampionëve, se ai nuk do të bashkohej me ekipin.

Benzema, i cili ka shënuar 12 gola në 20 paraqitje për Al-Ittihadin, tani e ardhmja e tij është në dyshim dhe ai po kërkon që të rikthehet në Europë.

United duan të nënshkruajnë me një sulmues në formë huazimi, duke marrë parasysh se janë një ndër ekipet me më së paku gola të shënuar këtë sezon në Premier League

Në fakt, janë rregullat e ‘Fair-play financiar’ që ia mundësojnë klubit anglez që të bëjë vetëm transferime të përkohshme dhe të lira.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA