Janë zbuluar edhe cerekfinalistët e rradhës në kuadër të Kupës së Kosovës në futboll.
Malisheva shënoi fitore bindëse ndaj Trepçës 89-të,duke e mposhtur me rezultat të thellë 4:0.
Assane Diatta me dy gola, Arbër Pira dhe Valmir Nafiun ishin më meritorët për fitoren e Malishevës,dhe me këtë fitore arritën që të siguronin kalimin në çerekfinale të Kupës.
Gjilani në anën tjetër shënoi fitore në shtëpi kundër Lirisë me rezultat 2:1,ku në këtë ndeshje debutoi edhe trajneri i ri i ekipit prizrenas Ismet Munishi.
Armend Thaqi nga penalltia dhe Hamdi Namani shënuan për Intelektualët,ndërkohë të vetmin gol për Lirinë e shënoi Dijar Nikqi.
Vlen të përmendet se Liria mbeti me një lojtar më pak në fushë,kjo pasi Albion Kurtaj u ndëshkua me karton të kuq.
Kalimin në çerekfinale të Kupës e siguroi edhe Vushtrria,ku eliminoi Vëllaznimin me golin e vetëm të shënuar nga Erion Krasniqi.






