18.7 C
Pristina
E enjte, 19 Shtator, 2024

“Ma vranë para syve”, flet vëllai i 23-vjeçarit shqiptar që u vra në Itali

Xhuliano Bitri vëllai 18-vjeçar i Klajdi Bitrit, i cili mbeti i vrarë në Itali pas një sherri për motive të dobëta, ka ndarë dhimbjen e tij në mediat italiane.

Ai tha se do ta sjellë trupin e të vëllait në Shqipëri pasi familja e tij jeton ende këtu.

“Ai ishte edhe baba për mua, bëri gjithçka për të më ndihmuar të kisha një jetë më të mirë. Dje isha me të, ai pa Danilon, një mik italian, duke u rrahur dhe tentoi ta mbronte duke i thënë atentatorit të ndalonte”,-tha ai.

Xhuliano shtoi se 27-vjeçari nga Algjeria, i cili tashmë është arrestuar në fillim dukej sikur u qetësua, por në të vërtet ai shkoi për të marrë shtizën me të cilën goditi për vdekje Klajdin.

“Dukej se ishte qetësuar, por në vend të kësaj shkoi të merrte shtizën. I bërtita të ikte, por e goditi qëllimisht”, rrëfen vëllai i 23-vjeçarit.

18-vjeçari shprehet se e pa t’ia vriste vëllain para syve, pa asnjë arsye, ndaj kërkon drejtësi dhe thotë se do të organizojnë një demonstratë.

“Ne duam drejtësi, do të organizojmë një demonstratë! E pashë vëllain të vdiste para meje, të vrarë me indiferencë totale, pa e kuptuar as pse. E pashë të zbehej gjithnjë e më shumë, krejt papritur, dhe nuk më përgjigjej më sepse kishte vdekur”, rrëfen ai. /Euronews Albania/

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA