Luiz Ejlli përveç që u shpall fitues i Big Brother VIP Albania, ai në natën finale kurorëzoi dashurinë me martesë me moderatoren Kiara Tito.
Dyshja që u njohën dhe krijuan romancën brenda shtëpisë së famshme vendosën që të kurorëzoheshin gjatë transmetimit live në finalen e madhe të BBVA.
Por, ajo që mori vëmendje të madhe gjatë ceremonisë së martesës ishte se prezente ishin vetëm familja e Kiarës, ndërsa mungonte ajo e Luizit.
E gjithë kjo u përfol si një hatërmbetje dhe një pakënaqësi të mundshme mes nënës së Luizt me Kiarën, por për këtë këngëtari ka folur gjatë një interviste në emisionin ‘Më lër të flas’.
Luizi tha se nëna e tij është takuar me Kiarën pa praninë e tij dhe se nuk e dinë se çfarë ato kanë diskutuar me njëra-tjetrën.
“Kanë ngrënë drekë bashkë, kanë folur, nuk më kanë treguar çfarë kanë bërë, i kam ngacmuar pak nuk më janë përgjigjur asnjëherë kështu që le të rrjedh”, tha Luizi fillimisht.
“Unë babanë nuk e kam, familja jeton në Amerikë, këtu kanë qenë nëna dhe motra, por nëna ka qenë shumë e sëmurë atë natë dhe motra e vriste shumë presionin që u bë nga jashtë e që thoshin që familja e ka shfrytëzuar e gjëra të tilla, kjo ishte arsyeja që sapo mbaroi finalja i hipa makinë dhe ika në Shkodër, unë nuk kam pasur kohë as të ushqehem gjatë këtyre ditëve, kam humbur katër kilogram, as nuk kam fjetur, uroj që pas këtij shpjegimi të qetësohen, se ato të qeta janë, se unë i njoh, unë e di se kënd kam nënë dhe kënd kam motër”, u shpreh këngëtari shkodran.