Sarwagya Singh Kushwaha nga India është lojtari më i vogël në historinë e shahut që ka fituar një vlerësim Fide në moshën 3 vjeç, 7 muaj e 20 ditë. Ai tejkaloi rekordin e nëntorit të shkuar të Anish Sarkar që ishte 3 vjeç, 8 muaj e 19 ditë kur e arriti vlerësimin. Kushwaha ka një vlerësim të shpejtë 1,572. Për të marrë një vlerësim nga Fide, Federata Ndërkombëtare e Shahut, lojtari duhet të mundë të paktën një lojtar që ka një vlerësim.
Vlerësimet janë pikë që matin aftësitë e lojtarit bazuar te performanca dhe ndryshon nga renditja. Magnus Carlsen është i pari në botë në shahun e shpejtë me vlerësimin 2,824.
“Është nder dhe krenari e madhe për ne që djali ynë është lojtari më i vogël në botë me një vlerësim Fide”, tha babai i tij, Siddharth Singh. “Ne duam që ai të bëhet një mjeshtër i madh”. Kushwaha mposhti tre lojtarë të vlerësuar për të arritur statusin e tij. India është një ‘fabrikë’ për mjeshtrat e shahut dhe ka nxjerrë yje si kampioni i botës Gukesh Dommaraju dhe pesë herë fituesi i Kupës së Botës, Viswanathan Anand.






