Kanë përfunduar ndeshjet e xhiros së 7-të në Albi Mall Superligë.
Skuadra e Llapit shënoj fitoren e parë,duke mundur Gjilanin me rezultat 4:1.
Axel Gnapi shënoi dy gola në minutat 3 dhe 49,teksa golat e tjerë për ekipin nga Podujeva i shënuan Liridon Peci dhe Arbnor Ramadani,kurse golin e vëtëm për Gjilanin e shënoi Almir Aganspahić.
Prishtina në anën tjetër shënoi fitore të thellë,ku në udhëtim deklasoi skuadrën e Ferizajt 5:0 me golat e Mujës,Ilievskit,Zeqirit,Baftiut dhe Ahmetit.
Ndeshja Ferizaj-Prishtina u nis disa minuta më vonë,kjo pasi tifozët e të dyja skuadrave patën përleshje jashtë tribunave të stadiumit të qytetit të Ferizajt.
Drita arriti të shënoj fitore të rëndësishme,duke mundur Dukagjinin 3:1,dhe kështu ekipi gjilanas bën ngritje në tabelë teksa Dukagjini humb pozitën e liderit.
Në ndeshjet e tjera Ballkani mundi Prishtinën e Re 3:0 në udhëtim,kurse Malisheva mundi si mysafir Drenicën 4:3