Risi në fushën e arsimit kulturës dhe shkencës premtoi, kandidati për kryetar të komunës së Lipjanit, Ardian Bytyqi nga Lista Guxo, duke u zotuar se me qeverisjen e tij do të formohet një drejtori e veçantë.
“Do të jem kryetari i parë në rajon i cili do të formoj drejtorin për Programim, Kodim dhe Intelegjencë Artificiale. E Ardhmja ndërtohet me dije, teknologji dhe përkrahje reale,” deklaroi Bytyqi.
Përveç kësaj Bytyqi u zotua se do të shpërblejë me bursa nxënësit dhe studentët e të gjitha drejtimeve.
Nxënësi më i mirë i klasës do të shpërblehet me 200 euro, nxënësi më i mirë i vitit 1 mijë euro, 500 euro dhe bursë për studime.Transport falas dhe praktikë me pagesë për përvojë të vërtetë pune, digjitalizimi i plotë dhe databazë unike për të gjithë studentët,” deklaroi Bytyqi.
Bytyqi pati edhe kritika për qeverisjen aktuale.
Sipas Bytyqit që nga pas lufta nuk është investuar në banesat kolektive të qytetit, hyrjet dhe çatitë e tyre janë në gjendje të rënduar dhe banorët janë detyruar që vetë t’i mirëmbajnë.
Edhe bartësja e listës në Prishtinë nga GUXO, Jeta Statovci ka zhvilluar gjatë këtyre ditëve takime elektorale. Ajo ka takuar përfaqësues të bizneseve e organizatave të ndryshme, duke iu premtuar atyre se do të jetë zë i fuqishëm në Asamble të kryeqytetit.
Për më shumë detaje klikoni videon më poshtë.