Lideri i milicisë Oath Keepers dënohet me 18 vjet burgim për trazirat në Kongresin amerikan

Lideri i milicisë së krahut të djathtë, Stewart Rhodes, është dënuar me 18 vjet burgim për rolin e tij në trazirat në ndërtesën e Kongresit amerikan, më 2021.

Rhodes, themelues i Oath Keepers, është dënuar nën akuzat për komplot rebelizmi dhe krime tjera. Ky është dënimi më i lartë ndaj një personi që ka marrë pjesë në trazira.

Në seancën e së enjtes, lideri i milicisë ka treguar pak pendim, dhe ka pretenduar se është i burgosur politik, duke insistuar se Oath Keepers, vetëm ka tentuar të mbrojë protestuesit tjerë.

Gjyqtari Amit Mehta i ka hedhur poshtë këto pretendime, dhe ka shprehur shqetësim për retorikën e dhunshme të Rhodes, duke përfshirë kërcënimet për të varur ish-udhëheqësen e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.

Në trazirat e janarit të vitit 2021, mbështetësit e ish-presidentit, Donald Trump, e kanë kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 – të cilat i ka fituar presidenti aktual, Joe Biden – dhe kanë hyrë në ndërtesë të Kongresit.

Rhodes, ish-parashutist i ushtrisë amerikane dhe avokat i edukuar në Universitetin Yale, e ka themeluar grupin Oath Keepers më 2009. Pjesëtarë të armatosur të këtij grupi kundër-qeveritar, janë parë në disa protesta, si dhe konsiderohen mbështetës të flaktë të Trumpit. /atvlive.tv

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA