Kalo te përmbajtja
Të fundit

Liburn Aliu s’raporton në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Liburn Aliu s’raporton në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave

Përgatiti: Arton Hamiti

Vetë e kishte caktuar datën, por ministri i Infrastrukturës nuk erdhi.

Reklamë

Liburn Aliu nuk u paraqit këtë të martë në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave, që u mblodh për ta shqyrtuar raportin e auditimit të performancës “Prokurimet e negociuara në vitin 2021, në dikasterin që e udhëheq”.

Kryetarja e Komisionit, Hykmete Bajrami, tha se ministri është treguar joserioz.

Kërkesa e deputetit të PDK-së, që raporti i auditorit të hetohet nga Prokurori i Shtetit, ngjalli debat.

Ndonëse e quajti papërgjegjësi, deputeti tjetër i Vetëvendosjes kërkoi që ministrit Aliu t’i jepet edhe një mundësi.

Sidoqoftë, deputetët u pajtuan që ministrit Liburn Aliu të vijë në komision më 27 shkurt, e më pas raporti i auditorit të diskutohet në Kuvend. Sipas raportit që nuk u shqyrtua, vlera e kontratave të lidhura me procedurë të negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë gjatë vitit 2021, ishte mbi 5.7 milionë euro.

Reklamë

Liburn Aliu s’raporton në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave | ATV