14.2 C
Pristina
Wednesday, March 25, 2026

Lëshuan jashtëligjshëm ceritifikata për përdorim të armës, ngrihet aktakuzë ndaj tetë personave

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj tetë personave, të cilët dyshohen për disa vepra penale, përfshirë ato të korrupsionit.

Në njoftimin e kësaj prokurorie, dy të pandehurit F.G. dhe M.G akuzohen për veprën penale “Pranimi i Ryshfetit në Sektorin Privat”.

Kurse, të pandehurit S.B., R.M., dhe H.N. akuzohen për falsifikim të dokumentit, derisa tre të tjerë, B.H., S.B., dhe B.G., ngarkohen me veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumentit”.

Në njoftim thuhet se i pandehuri F.G., në cilësinë e menaxherit në Poligonin “R….’’, me dashje dhe dijeni të plotë ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare duke pranuar përfitime të kundërligjshme.

“Gjatë zbatimit të masave të veçanta hetimore, i pandehuri në kundërshtim me detyrën e tij zyrtare ai ka pranuar shumën prej 600 euro, me qëllim që një kandidati t’i sigurojë çertifikatë për aftësim në përdorimin e armëve të zjarrit, pa iu nënshtruar trajnimit dhe provimit teorik dhe praktik. Ndërsa i pandehuri M.G., me dashje dhe dijeni të plotë në vazhdimësi ka ndihmuar në kryerjen e kësaj vepre penale, duke i mundësuar të pandehurit F.G., përfitimin e kundërligjshëm”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, sipas njoftimit, të pandehurit S.B., R.M., H.N., në cilësinë e instruktoreve/ ligjëruesve në Poligonin “D….”, në Prizren, me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm, kanë shënuar të dhëna të rreme në dokumente zyrtare, duke nënshkruar çertifikata për aftësimin në përdorimin e armëve të zjarrit, për persona që nuk i janë nënshtruar trajnimit teorik dhe praktik.

Kurse, e pandehura B.G., në cilësinë e administratores në Poligonin “D…..”, në mënyrë të kundërligjshme ka plotësuar “Kërkesën për provim profesional për armë” me të dhënat personale të kandidatit dhe më pas ka nënshkruar në emër të tij në dokumentin përkatës, pa qenë fare i pranishëm kandidati.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA