Legjitimiteti në komunat veriore/ Kurti: 3.5% është më shumë se zero

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën e sotme në Kuvendin e Kosovës tha se është i vetëdijshëm që në zgjedhjet e mbajtura në veri kanë dalë vetëm 3.5 për qind të votuesve dhe se kryetarët e zgjedhur të katër komunave veriore nuk kanë legjitimitet të plotë politik.

Por, sipas Kurtit, serbët e Listës Serbe kanë zero legjitimitet.

“Kryetarët aktual të komunave që janë vë veri të Kosovës, është e vërtetë që janë larg prej legjitimitetit të plotë për shkak të daljes së ulët në zgjedhje, e cila më tej është pasojë e fushatës së egër të Beogradit zyrtar dhe të veglave të tij në veri, që të bojkotohen ato zgjedhje dhe të mos konsolidohen institucionet. Unë jam i vetëdijshëm që dalja ka qenë 3.5 për qind dhe kjo njëmend është shumë larg prej legjitimitet të plotë politik. Legaliteti është aty, ligjshmëria dhe kushtetutshmëria janë aty. Vetëm se ata që po na kritikojnë neve nga Beogradi se legjitimiteti qenka shumë i vogël ose kurrfare, ata vet nuk kanë kurrfarë legjitimiteti. Kryetarët aktual që i kemi në ato katër komuna kanë legjitimitet të vogël, por serbët e Listës Serbe e kanë legjitimitetin zero. Megjithatë, 3.5 për qind është më shumë se zero”, tha Kurti. /atvlive.tv

Seancën mund ta ndiqni drejtpërdrejtë në videon më poshtë:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA