Kalo te përmbajtja
Të fundit

Aksion në Prishtinë e Gjakovë, katër të arrestuar për trafikim narkotikësh

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Aksion në Prishtinë e Gjakovë, katër të arrestuar për trafikim narkotikësh

Një tjetër operacion i Policisë së Kosovës në luftën kundër trafikimit të narkotikëve.

Gjatë operacionit në lokacione të ndryshme në Prishtinë dhe Gjakovë, janë sekuestruar rreth 15 kilogramë marihuanë, një sasi kokaine, para të gatshme, armë dhe municion, telefona celularë, si dhe dy vetura.

Reklamë

Në kuadër të operacionit të koduar “Taslixhe”, të realizuar në koordinim me Prokurorinë, janë arrestuar katër persona të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale që ndërlidhen me trafikimin e narkotikëve.

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla e vlerësoi këtë operacion të Policisë së Kosovës.  

“Shëndetin dhe mirëqenien e të rinjve tanë do ta mbrojmë me çdo kusht. Beteja jonë për parandalimin dhe goditjen e çdo forme të kriminalitetit është e përditshme dhe e palëkundur. Institucionet e sigurisë do të vazhdojnë të veprojnë me vendosmëri për të luftuar krimin dhe për të garantuar sundimin e ligjit në çdo cep të Republikës së Kosovës”, shkroi në Facebook, Sveçla.

Reklamë