Rrugicat e lagjes së Kovaçëve në Prishtinë, dikur kanë qenë të stërmbushura me zanatlinj të fushave nga më të ndryshmet.
Me kalimin e viteve rrugët me kalldrëm u zhdukën e edhe shumë zanate u shuan.
Abdullah Berisha, me zanatin e galanteritë, është thuajse i vetmi në këtë lagje i cili çdo ditë e nis në dyqanin e tij.
“Këtë punë e kam filluar prej vitit 1966. Kam punu nja 5-6 vjet te një serb, derisa e mësova zanatin, pastaj ia nisa me punu me copë, nuk kisha para me punu vet, por punojsha për zanatlinjtë më të vjetër, u bëjsha punë me copë, nja 4-5 vjet edhe aty derisa erdha te paratë pak, për me punu për vete”, tregon Berisha në një bisedë për emisionin e mengjesit ALARM në ATV.
Ai thotë se e kanë lënë plotë këtë zanat dhe arsyeja sipas tij është se rinia tani po ikin nga vendi. /atvlive.tv