Janë zhvilluar ndeshje tejet interesante në ligën më të fortë të basketbollit në botë NBA.
Los Angeles Lakers i ka dhënë fund serisë së humbjeve në NBA,duke shënuar fituar ndaj Golden State warriors me rezultat 129:101.
Luka Doncic ishte basketbollisti më efikas në parket për Lakers me 26 pikë,6 kërcime e 8 asistime,teksa kontribut dha dhe Lebron James me 22 pikë,7 kërcime e 9 asistime.
Në anën tjetër për Warriors Gui Santos ishte më efikas me 14 pikë,teksa Moses Moody dhe Gary Payton shënuan 12 pikë secili.
Houston Rocktes ndërkohë pësoi humbje ndaj Miami Heat me rezultat 115:105.
Kevin Durant me 32 pikë,5 kërcime e 8 asistime ishte më i miri tek Rockets,por këto shifra nuk ishin të mjaftueshme për të shmangur humbjen,teksa Amen Thomspon dha kontribut me 20 pikë e 11 kërcime.
Tek Heat më i miri ishte Bam Adebayo me 24 pikë e 11 kërcime,teksa kontribut dha dhe Pelle Larson me 20 pikë kurse Kel’lel Ware shtoi këtu 15 kërcime që ishin faktorët kryesorë në fitoren e kësaj skuadre ndaj Rockets.






