Kuvendi i Kosovës më 2 dhjetor do mbahet seancë e re plenare, ku do të diskutohet për katër vjet të qeverisë Kurti. Ndërsa, 5 dhjetor do të mbajë dy seanca tjera.
Pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, nga mazhoranca thanë se synojnë në këto seanca të shtyjnë përpara agjendën parlamentare të pushtetit.
Mirëpo, nga opozita e kualifikuan si të domosdoshëm siç thanë shpërfaqjen e qeverisjes së dështuar të qeverisë Kurti.
Krahas kësaj, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi dhe shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, u shprehën skeptik për progres në dialog, pas pyetjeve për takimin e radhës të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.