Kurti vazhdon ta fajësojë kushtetuesen për bllokimin e reformave

Përgatiti: Arton Hamiti

Fondi Sovran e Byroja për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme janë disa prej premtimeve të kësaj Qeverie që zor mund të jetësohen gjatë këtij mandati.

Kryeministri Albin Kurti drejtoi gishtin kah Gjykata Kushtetuese duke thënë se po i pengon reformat progresiste.

“Pra, urojmë që të ndërpritet ky avazi i bllokimit të reformave pozitive e progresiste, siç ndodhi me Ligjin për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, me Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, me Ligjin për çmimin tavan për produktet bazë, ndër të tjera”, tha Kurti.

Deklarimi me të cilin kryeministri Albin Kurti nisi mbledhjen e Qeverisë të mërkurën, shihet si përpjekje për t’i mbuluar dështimet, siç vlerësojnë njohësit e rrethanave politike.

Krahas tendencës që fajin për mosrealizimin e zotimeve t’ia faturojë dikujt tjetër, deklarimet e tilla po konsiderohen edhe si tentim për ndërhyrje në punën e Gjykatës Kushtetuese.

Në fund të dhjetorit, Ligji për Fondin Sovran u dërgua në Gjykatë Kushtetuese nga opozita.

Kurse, Ligji për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme ishte rrëzuar nga Kushtetuesja, teksa Ministria e Drejtësisë u detyrua ta hartojë ligjin e ri, i cili pritet të miratohet në Kuvend.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA