Kurti shkon për ngushëllime te familja e zyrtarit të FSK-së që vdiq derisa po punonte në ndërtimtari

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin Ejup Maqedonci dhe deputetë kanë shkuar për ngushëllime te familja e pjesëtarit të FSK-së, Liman Musliu, që vdiq të shtunën derisa po punonte në ndërtimtari.

ZKM njofton se Kurti i ka shprehur ngushëllime familjes dhe miqve të Musliut dhe tha se ai do të kujtohet për kontributin kombëtar dhe shërbimin ndaj vendit dhe FSK-së.

“Ai u shprehu familjarëve dhe miqve ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e më të dashurit të tyre, Liman Musliu, të cilin do ta kujtojmë gjithmonë për kontributin kombëtar dhe shërbimin ndaj vendit dhe Forcës së Sigurisë së Kosovë”.

“I ndjeri Liman Musliu ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Trupave Mbrojtëse të Kosovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, dhe zyrtar civil në Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së”.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA