Kurti: Oda e familjes Kodra u bë bazë e rritjes së UÇK-së

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka deklaruar se oda e familjes Kodra ishte shndërruar në bazë për rritjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, raporton EO.

Në seancën solemne në nderim të komandantin të UÇK-së Ilaz Kodra, dhe 315 dëshmorë e martirë që ranë në Drenicë për lirinë e Kosovës, Kurti theksoi se gjatë sulmit të parë në Prekaz mbi familjen e komandantit legjendar Adem Jashari më 30 dhjetor 1991, Ilaz Kodra me shokë kishin rezistuar me armë ndaj forcave serbe.

“Seancat e veçanta sikur kjo jashtë punës dhe ecurisë së rregullt të Kuvendit, e freskojnë frymën që e ka krijuar republikën tonë e që janë dëshmorët e kombit. Sot me 2 maj 2024 jemi mbledhur në Kuvendin  e Kosovës që t’i përkujtojmë 315 dëshmorëve e martirëve të rënë më 30 prill 1999 në Drenicë. Po e kujtojmë sot një ditë para ditëlindjes së tij kur ai do të behej 58 vjeç. Ilaz Kodra u aktivizua politikisht qysh gjatë rinisë së tij të hershme. Në nëntor të viti 1996, Ilaz Kodra së bashku me Fadil Kodren, Adem Jasharin, Murat Jasharin, Sami Lushtakun dhe Sahit Jasharin ju bashkuan grupit të dytë të vullnetarëve që u stërviten ushtarakisht në Shqipëri nga oficerët e armatës shqiptare. Pas kthimit të tyre në Prekaz kur polica e Serbisë kreu sulmin e parë ndaj familjes Jashari në Prekaz, Ilazi ishte ndër ata që bashke më shok rezistuan atë ditë”.

“Veçanërisht pas asaj kohë oda e familjes Kodra u bë një nga bazat e hershme të grupeve të armatosura që e rriten dhe ngritën UÇK-në. Aty u diskutuan dhe u organizuan aksione dhe aktivitete nga Ilaz Kodra, Fadil Kodra, Adem Jashari, Hamzë Jashari, Sahit Jashari, Musa Jashari, Rexhep Selimi, Sylejman Selimi, Nuredin Lushtaku, Sami Lushtaku, Fehmi Lladrovci, Ramzi Lladrovci, Shaban Shala, Gani Koci, dhe të tjera luftëtarë të grupeve të armatosura çlirimtare të Drenicës”, tha Kurti.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA