Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti në takim gjatë ditës së sotme ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili.
Diskutuan mbi fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale dhe zgjerimit të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.
Kryeministri falënderoi ambasadorin për bashkëpunimin e mirë dhe shprehu mirënjohjen për shtetin dhe popullin turk për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.