Kurrikula për edukimin seksual në shkolla, Ismaili: Do duhej të kishte llogaridhënie ose kërkim falje nga autoritetet

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Besa Ismaili, në emisionin COMPASS në ATV, duke komentuar Kurrikulën për edukimin seksual, e cila nxiti shumë debate, tha se për këtë do duhej të kishte llogaridhënie nga autoritetet e Kosovës.

Ajo tha se, në bazë të asaj që është prezantuar ajo copëz letre, është që më e pakta mund ta ketë emrin edukim.

“Me të drejtë mendoj se ka nxitur një reagim të prindërve, por edhe të personelit arsimor sigurisht e që për këtë do duhej të kishte një llogaridhënie ose së paku një kërkim falje nga autoritetet tona për atë se çfarë paraqesin ato. Nuk e besoj që kushdo që ta ketë lexuar atë copëz teksti, udhëzuesi që në fakt është për mësuesit, ta ketë pranuar për ta zbatuar, sepse nuk e besoj as që është draftuar në bashkëpunim me prindërit, me ekspertë të arsimit dhe me ekspertë shëndetësorë dhe psikologë, sepse ato kanë një ndikim jashtëzakonisht negativ në mirëqenien emocionale në radhë të parë të fëmijëve dhe më e pakta që mund ta ketë emrin është edukim”, tha Ismaili.

Intervistën e saj të plotë në COMPASS e gjeni në videon më poshtë:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA