“Kur i kam pasë prindërit gjallë vijsha edhe 4 -5 herë n’vit në Kosovë”, mërgimtari thotë se vdekja e prindërve ia ka rralluar vizitat

Emisioni veror i ATV-së, “n’mal An’det”, vazhdon të sjellë për shikuesit argëtim, intervista dhe eksplorim kulturor.

Në këtë emision, vend të veçantë zënë mërgimtarët, të cilët bëjnë rrëfimet e tyre të ndryshme nëpër të cilat kanë kaluar.

Mbrëmë, në emisionin “n’mal An’det”, ATV transmetoi një bisedë me Hysen Aliun, mërgimtarin nga Medvegja, i cili jeton dhe vepron në Suedi tash e 30 vite.

Në vitin 1982, nga Medvegja erdhi për të studiuar në Kosovë, ndërsa 10 vite më vonë, Hysen Aliu mori drejt kurbetit.

Malli dhe dashuria që ka për Kosovën janë pjesë e pandashme për të, ndërsa me lot në sy trego se vizitat e tij, viteve të fundit janë më të rralla.

“Me Kosovën jemi të lidhur gjithsesi. Kohëve të fundit, vi ndoshta dy herë apo tri herë në vit, përndryshe prindërit e ndjerë na kanë lënë tash e disa vite. Sa ishin gjallë ata, unë kam ardhë edhe pesë herë në vit. E ndjeja veten se jam këtu dhe kam një punë me e kry diku jashtë dhe u kthejsha. Me të thënë të vërtetën, mallin e kam që njëherë, apo dëshira e mallit është që ky vend të funksionojë për të gjithë këtu brenda, duke pasur parasysh se si funksionojnë shtete jashtë Kosovës, do të thotë shtetet evropiane, që janë disa modele që ne mundohemi gjithmonë t’i etablojmë këtu, t’i këshillojmë këtu edhe politikanët e ndryshëm me të cilët kemi kontalte dhe ta bëjmë që qytetarët e Kosovës, edhe këtu ta ndijnë veten të gjithë të barabartë ta ndiejnë vetën mirë, të lirë dhe të akomoduar ashtu siç është në perëndim, që të mos kenë shtresa të ndryshme, por të jenë pothuajse të barabartë”, rrëfen Aliu.

Me nostalgji, ai flet edhe për kohën e kaluar në vendlindje.

“Që të jem i sinqertë, unë sa herë që vi në Kosovë, nëse nuk kam pasur mundësi të shkoj e ta vizitojë vendlindjen, nuk ma hjek atë mallin se kam qenë në vendlindje, edhe pse jam këtu, mundohem që gjithmonë të shkojë bile gjatë një ditë, siç ndodhi edhe javën e kaluar që na kthyen policia në shtëpi”, tregon ai.

Madje, Aliu ka një apel për të gjithë ata që po e braktisin vendin e tyre.

“Shumica e njerëzve mendojnë se ata të cilët jetojnë jashtë Kosovës e kanë një mrekulli atje. Unë i kuptoj edhe në pikëpamjen tjetër sepse janë lodhur edhe ata nga disa presione apo pabarazi këtu brenda në shtetin tonë, por më mirë se në vendin tënd nuk ka askund në botë. E vetmja shpresë dhe dëshirë me të cilën fle e zgjohet çdo ditë, është kthimi përgjithmonë në atdhe”, tha mërgimtari Hysen Aliu.

Emisioni n’mal An’det, i cili vjen në një format më ndryshe, drejtohet nga yjet e ATV-së, Roberti, Emira dhe Jeta dhe jepet çdo ditë nga e hëna deri të premten prej orës 21:10.

Në videon e më poshtme e gjeni emisionin e plotë “n’mal A n’det” që u transmetua mbrëmë:

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA