spot_imgspot_img
spot_img

Kryeziu: Përtej ndarjeve politike, vetëm të bashkuar mund ta mbrojmë dinjitetin e luftës sonë

Ish-gjyqtari i Kushtetueses, Kadri Kryeziu ka bërë thirrje që përtej ndarjeve politike dhe interesave të ditës, të gjithë të jenë të bashkuar për të mbrojtur dinjitetin e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Kryeziu shkruan se përkrah protestën që sot do të mbahet në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, nga ku do të kërkohet vetëm drejtësi për ish-krerët e UÇK’së të cilët po gjykohen në Hagë.

“Jam në përkrahje të plotë të protestës së sotme në Tiranë kundër mbajtjes në burg të komandantëve të UÇK-së, përmes procedurave gjyqësore të dyshimta dhe politikisht të motivuara. Ka çështje që nuk duhet dhe nuk mund të politizohen — dhe liria e atyre që luftuan për lirinë është një prej tyre. Sot, më shumë se kurrë, ekziston një pajtim i gjerë se kjo Gjykatë është e padrejtë dhe nuk do të duhej të ishte ngritur kurrë”, ka shkruar Kryeziu.

Ai më tej shkruan se drejtësia e vërtet nuk mund të ndërtohet mbi paragjykim.

“Drejtësia e vërtetë nuk mund të ndërtohet mbi paragjykim, e aq më pak mbi harresë. Ajo kërkon respekt për sakrificën e atyre që mbrojtën të drejtën për të jetuar të lirë. Në këtë moment, më shumë se kurrë, na duhet unitet — përtej ndarjeve politike, përtej interesave të ditës. Sepse vetëm të bashkuar mund ta mbrojmë dinjitetin e luftës sonë dhe të ardhmen e republikës që ajo e bëri të mundur”, përfundon shkrimin Kryeziu.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA