Kryeqyteti i Ekuadorit, Quito, shihet nga udhëtarët vetëm si një vendndalim gjatë rrugës së tyre për në Ishujt Galapagos.
Qyteti është një metropol i nënvlerësuar, ndonëse shumë i pasur me histori dhe atraksione të veçanta, si arkipelagu i Ekuadorit.
I ngritur mbi hirin e një qyteti Inka, Quito u themelua nga spanjollët në 1534 dhe mbetet një nga shembujt më të paprekur të arkitekturës koloniale spanjolle në hemisferën jugore.
Qendra historike është aq mahnitëse dhe e ruajtur mirë, ndaj Quinto ishte kryeqyteti i parë në botë që u rendit si një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, në vitin 1978.
Mënyra më e mirë për të filluar eksplorimin e qytetit të vjetër është në Plaza de la Independencia ose Plaza Grande, siç njihet për vendasit.
Sheshi me pemë palme është një mikrokozmos i vërtetë i jetës në Quito.
Aty, gratë ulen e bisedojnë teksa fëmijët luajnë me njëri-tjetrin rreth shatërvanit kryesor, ndërsa grupe burrash ulen në stola për të luajtur letra.
Rrugës sigurisht nuk i mungojnë artistët dhe shitësit ambulantë.
Në Quito, tri kisha meritojnë vëmendje të veçantë.
Kisha dhe Manastiri i San Franciskos, është ndërtesa më e madhe koloniale në qytet dhe ka pamje nga një shesh që mban emrin e tij.
Kompleksi fetar strehon një kishë katolike, një manastir, një bibliotekë të madhe dhe një muze. Sheshi i San Franciskos është një vend ideal për të shijuar disa ushqime ekuadoriane si “maduros con queso”.
E stolisur me figura kafshësh ekuadoriane, si iguana apo pumat, kjo kishë është bazilika më e lartë në Amerikë dhe ofron pamje mahnitëse të qytetit dhe fshatit përreth.
Kisha tjetër që nuk duhet humbur është “La Compañía”.
Gjithçka në të shkëlqen si një nderim për Perëndinë, ndërsa brendësia luksoze prej ari, do t’ju lërë të mahnitur.
Muzeu i Artit Parakolumbian “Casa del Alabado”, ndodhet në një rezidencë të mrekullueshme të shekullit të 16-të, por nxjerr në pah vepra arti, skulptura dhe tekstile nga një numër i madh i popujve indigjenë të Andeve.
I popullarizuar në mesin e vendasve, por i anashkaluar nga turistët, “Museo del Pasillo” i kushtohet zhanreve muzikore të Ekuadorit.
Gjithashtu, në të gjurmohet historia muzikore vendase, duke shfaqur gjithçka nga instrumentet e punuara me dorë e deri tek interpretuesit e famshëm.
Ndërkaq nëse gjatë vizitës jeni të uritur, restoranti më i famshëm vendas është Heladeria San Agustín, që funksionon për më shumë se 150 vjet.
Në kohën e drekës mbushet plot me vendas që kërkojnë të shijojnë kuzhinën tradicionale ekuadoriane.
Përveç llojeve të ndryshme të djathërave dhe supave që janë specialiteti i restorantit, një ndër gjërat më të mira është akullorja. (pamje te akullores)
Restorant “Casa Gangotena” shërben ushqime tradicionale të Andeve me një menu të pasur.
Recetat kryesore përfshijnë “locro beautifulño”, një supë tradicionale e bërë me patate, misër dhe djathë, si dhe bondiola, një shpatull derri i marinuar për 72 orë dhe i shërbyer me livandë dhe uthull./atvlive.tv./