Kryeprokurori serb: Së shpejti vendimi për aktakuzën kundër Radojçiqit për Banjskën

Kryeprokurori i Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, Nenad Stefanoviq, ka njoftuar se vendimi për ngritjen e aktakuzës kundër Milan Radojçiqit për sulmin e vitit të kaluar në Banjskë pritet të merret në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm.

Stefanoviq theksoi se hetimet janë ende në vazhdim, dhe deri më tani janë kryer mbi 40 veprime procedurale. Prokuroria serbe ka kërkuar bashkëpunim nga EULEX-i për dorëzimin e disa raporteve kyçe, përfshirë raportet e autopsisë, fotodokumentacionin, raportet mjekësore, si dhe procesverbalet nga ekspertiza e armëve dhe dëshmitë e dëshmitarëve.

“Prokuroria do të marrë vendim për ngritjen e aktakuzës në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm. Në këtë kuptim, pres bashkëpunim adekuat me EULEX-in.

Gjithashtu, përmes Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Serbisë, Prokuroria se Lartë Publike në Beograd i është drejtuar EULEX-it dhe ka kërkuar që t’i sigurohet dokumentacioni i plotë në lidhje me ngjarjen e 24 shtatorit 2023 në Banjskë.

Konkretisht, për ofrimin e ndihmës juridike është kërkuar që të dorëzohet raporti i hetimeve, fotodokumentacioni, procesverbalet e autopsisë së të gjithë personave të vdekur, raportet mjekësore të të gjithë personave të lënduar. Gjithashtu janë kërkuar procesverbalet e këqyrjes së armëve dhe municionit dhe mjeteve shpërthyese, si dhe procesverbalet e marrjes në pyetje të të pandehurve dhe marrjes në pyetje të dëshmitarëve”, ka thënë Stefanoviq për portalin në gjuhën serbe “Kosova Online“.

Radojçiq nga autoritet serbe akuzohet për tri vepra penale: shoqërim me qëllim të kryerjes së veprave kriminale, prodhim dhe trafikim të paligjshëm të armëve dhe lëndëve shpërthyese, dhe cenim të rëndë të sigurisë së përgjithshme.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA