11.3 C
Pristina
E shtunë, 18 Maj, 2024

Krasniqi reagon pas anulimit të mbledhjes së dy qeverive: Alarmuese

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas anulimit të mbledhjes së dy qeverive, Kosovë-Shqipëri. Sipas tij kjo është alarmuese.

Ai ka thënë se vendi ka nevojë për Shqipërinë më shumë se asnjëherë tjetër.

“ALARMUESE! Në kohën kur të gjithë aleatët perëndimorë janë të zhgënjyer me Qeverinë e Kosovës, ne kemi nevojë për Shqipërinë më shumë se kurrë!”, ka shkruar Krasniqi.

Mbledhja e dy qeverive ishte planifikuar të mbahej nesër në Gjakovë.

Anulimi i saj është bërë i ditur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një konference të jashtëzakonshme për media ku ka bërë të ditur se i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti një tjetër format takimi.

Ai ka thënë se nuk mund të mbahet takimi i dy qeverive në situatën kur sipas tij “Kosova po digjet në reputacionin e saj ndërkombëtar me ata që e krijuan si shtet”.

Pas kësaj konference Qeveria e Kosovës ka deklaruar se mbledhja është anuluar njëanshëm nga Rama.

“Takimet bilaterale do të mund të mbaheshin çdo ditë tjetër. Jemi fare afër njëri-tjetrit si vende. Nuk do të ishte hera parë që do të takoheshim brenda ditës. Por është hera parë që një mbledhje e përbashkët anulohet në mënyrë të njëanshme”, ka thënë për KosovaPress, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

Javën e kaluar, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se e ka dorëzuar një draft të Asociacionit të komunave me shumicë serbe te presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz.

Ai ka deklaruar se pret që një dokument i tillë të çojë dialogun Kosovë-Serbi në një tjetër nivel.

Lidhur me këtë është deklaruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke theksuar se “nuk kam dyshim që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama beson që propozimi i tij për Draftstatutin është i mirë, dhe duke qenë kështu atëherë unë çka propozojë është që kryeministri Rama këtë draft për pakicat kombëtare të ua propozojë presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq më së largu në takimin e radhës të “Ballkanit të Hapur” për shqiptarët në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc”. /KP

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA