Kryetarja e Komisionit për integrim, deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, deklaroi se Lëvizja Vetëvendosje nuk do t’i fitojë më asnjëherë 51 për qind të votave.
“Kanë qenë 51 për qind, sepse nuk do të jenë më kurrë… Përgjysmim”, tha Krasniqi.
Ajo përmendi një premtim të Qeverisë, për të cilin thotë se zëvendësministri Durmishi ishte zotuar që do të përfundojë për 125 ditë, ndërsa sot pas 18 muajve ende nuk është kryer.
“Është marre ata dje me dalë me folë për buxhet. Po nisum që prej urës së Liqenit të Badocit, do me thanë një urë prej 38 metrave. Del zëvendësministri Durmishi dhe thotë kjo rrugë ka me u kry për 125 ditë, kjo ka ndodh në majin e vitit 2023, ndërsa sot, jemi me 12 nëntor që i bie se jemi 18 muaj me vonesë apo 552 ditë dhe ajo urë ende nuk është ndreqë, e këta dalin e folin për buxhetin e Republikës së Kosovës, pse është rritë buxheti”, tha Krasniqi.
Intervistën e saj të plotë në CONTEXT e gjeni në videon më poshtë: