Kombëtarja e Kosvës U18 në vollejboll pësoi humbje me rezultat 3:0 (25:10, 25:16, 25:11),ndeshje kjo në kuadër të turneut kualifikues të EuroVolley 2026.
Ndeshja u zhvillua në palestrën “Hristo Botev” në Sofje,ku vashat dardane u dominuan nga bullgaret të cilat ishin më të mira gjatë gjithë kohësh.
Për Kosovën lojtarja më e mirë në këtë ndeshje ishte Era Bajramaliu ku u dallua me një mesatare prej 7 pikësh,teksa në anën tjetër për vendaset më e mira ishte Kalina Veneva që pati 19 pikë,si dhe Edna Todorova shtoi edhe 8 pikë të tjera në fitoren e ekipit bullgar.
Kujtojmë që Kombëtarja e Kosovës U18 në vollejboll gjendet në grupin A të turneut kualifikues të EuroVolley 2026 që do të mbahet nga 1 deri më 12 korrik në Letoni dhe Lituani,ku përpos Bullgarisë janë edhe Greqia dhe Mali i Zi,kurse fituesi i turneut siguron biletën për më tutje.






