Kombëtarja e Kosovës ka arritur një fitore tejet të rëndësishme ndaj Lituanisë sot në Kaunas, në kuadër të Ligës së Kombeve.
‘Dardanët’ kanë shënuar një fitore në udhëtim me rezultat 2-1, për t’i rritur gjasat për një kalim të grupit nga vendi i dytë, shkruan Sinjali Sporti.
Sfida u zhbllokua nga sulmuesi në formë i Lilles, Edon Zhegrova, i cili realizoi në ‘stilin’ e tij, duke shënuar në minutën e 20-të.
Rezultati u dyfishua nga Kosova kur i sapoinkuadruari, Ermal Krasniqi pas një depërtimi fantastik në zonën e portierit, arriti të realizojë një gol të bukur në minutën e 65-të.
E rezultati u ngushta nga vendasit pas një dalje jo të duhur nga portieri Amir Saipi, duke shënuar Golubickas në minutën e 84-të. Megjithatë, ky gol nuk
Me këtë fitore, Kosova tani renditet e dyta me pikë të barabarta me Rumaninë që ndodhet në pozitën e parë në grupin 2 të Ligës C, teksa kjo është fitorja e dytë e Kosovës, pas asaj ndaj Qipros në udhëtim 4-0.
Ndeshjen e ardhshme, Dardanët e zhvillojnë në “Fadil Vokrri”, ku e presin Qipron tre ditë më vonë.