Kosova shkruan historinë – me het-trikun e Muriqit ngjitet në Ligën B

Kosova ka arritur një fitore të madhe ndaj Islandës me rezultat 3-1 në ndeshjen e kthimit të ‘play-off-it’, duke siguruar kalimin historik në Ligën B të Ligës së Kombeve me rezultat të përgjithshëm 5-2.

Ndonëse ndeshja nisi keq për Dardanët, me golin e hershëm të Ori Oskarrson në minutën e 2-të, skuadra reagoi me qetësi dhe forcë. Pas disa rasteve të krijuara nga Paqarada, Rrahmani dhe Ermal Krasniqi, Kosova gjeti barazimin në minutën e 35-të me golin e parë të Vedat Muriqit.

Në fund të pjesës së parë, Rashica asistoi për Muriqin, i cili realizoi edhe golin e dytë personal, duke përmbysur gjithçka para pushimit.

Në pjesën e dytë, Muriqi kompletoi het-trikun në minutën e 79-të, duke vulosur rezultatin përfundimtar 3-1 dhe kualifikimin historik të Kosovës.

Kjo është një arritje e madhe për futbollin kosovar, që vetëm disa vite më parë nisi garat në Ligën D dhe sot e sheh veten mes më të mirëve në Ligën B.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA