11.1 C
Pristina
Wednesday, March 4, 2026

Komuna e Prishtinës organizon aktivitete përkujtimore të 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Komuna e Prishtinës fton qytetarët të marrin pjesë në aktivitetet përkujtimore të 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilat do të zhvillohen sipas programit të përcaktuar nga autoritetet lokale.

Sipas njoftimit zyrtar, aktivitetet fillojnë më 5 mars 2026 me orën ligjërate për Epopenë e UÇK-së në Shkollën e Mesme “Xhevdet Doda”. Ligjëratën do ta mbajnë kryetari i Komunës, Përparim Rama, udhëheqësi i Sektorit për Çështjet e Kategorive të Dala nga Lufta e UÇK-së, Sylë Vitia, si dhe kryetari i OVL të UÇK-së, dega në Prishtinë, Fatmir Sopi. Pas ligjëratës, në orën 10:00 do të mbahet seancë përkujtimore në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Më 6 mars, aktivitetet përfshijnë nderime pranë varrezave të dëshmorëve në Velani në orën 10:00, ndjekur nga homazhet pranë shtatores së heroit Zahir Pajaziti në orën 10:30, dhe në orën 13:00 homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Programi përmbyllet më 7 mars në orën 18:00 me ndezjen e flakadanëve në amfiteatrin e sheshit “Zahir Pajaziti”, ku do të shfaqet edhe një ekspozitë me punime të nxënësve të shkollave të qytetit.

Komuna e Prishtinës i bën thirrje qytetarëve të përfshihen në aktivitetet përkujtimore për të nderuar kujtimin e dëshmorëve dhe kontributin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në lirinë e vendit.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA