9 C
Pristina
E hënë, 16 Shtator, 2024

​KOK-u shpërblen me 33 mijë euro ekipin olimpik pas sukseseve në Paris

Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik i Kosovës ka vendosur të shpërblejë edhe këtë herë sportistët kosovarë për suksesin dhe pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike Paris 2024. Ekipi olimpik fitoi medaljen e argjendtë me Distria Krasniqin dhe të bronztën me Laura Fazliun, të dyja nga sporti i xhudos.

Të dyja medalistet olimpike, krahas shpërblimit shtetëror, do të shpërblehen edhe nga KOK-u me nga 10 mijë euro secila. Trajneri i tyre, Driton Kuka, do të shpërblehet me 5 mijë euro.

Sukses është vlerësuar edhe vendi i pestë i Akil Gjakovës, që njëherit është suksesi më i madh në konkurrencën e meshkujve për ekipet tona olimpike. Akilit do t’i ndahen 4 mijë euro.

Kampionia olimpike Tokio 2020, Nora Gjakova, xhudistja Loriana Kuka dhe boksierja, Donjeta Sadiku, që u kualifikuan me normë olimpike, do të shpërblehen me nga 1 mijë euro, ndërsa pjesëmarrësve me ftesë të univerzalitetit, notarëve Hana Beiqi e Adell Shaboviq dhe atletes Gresa Bakraqi, do t’iu takojnë nga 500 euro. Në total, shuma e ndarë është 33.500 euro.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA