Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas ankesave të banorëve të lagjes “Kodra e Trimave” lidhur me problemet në furnizimin me ujë, duke sqaruar se kjo çështje nuk është në kompetencë të Komunës së Prishtinës.
“Kemi pranuar një numër të madh ankesash nga banorët e lagjes ‘Kodra e Trimave’ lidhur me problemet në furnizimin me ujë”, ka shkruar Rama në Facebook.
Ai ka theksuar se menaxhimi i furnizimit me ujë nuk është përgjegjësi e Kryeqytetit.
“Dëshiroj të sqaroj se furnizimi me ujë nuk është në menaxhim dhe kompetencë të Kryeqytetit”, ka theksuar ai.
Rama ka shtuar se Komuna e Prishtinës do të ofrojë mbështetje për çështjet që janë në kompetencën e saj dhe do të jetë në dispozicion të qytetarëve.
“Ju sigurojmë se jemi në dispozicionin tuaj për çdo çështje që është në kompetencën e Kryeqytetit dhe do të ofrojmë mbështetjen tonë në çdo hap që na takon”, ka shkruar Rama.
Në fund, ai ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.






