4.5 C
Pristina
E enjte, 28 Nëntor, 2024

Kërkohet bashkim kundër dhunës në familje e asaj seksuale

Përgatiti: Benita Zeneli

Gatishmërinë për bashkëpunim, për të luftuar dhunën në familje dhe atë seksuale ndaj grave, e shprehu edhe njëherë tjetër Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Veç kësaj, gjatë konferencës “Vetëm Po, nënkupton Po”, ajo theksoi se qëllimi i vetëm është harmonizimi i legjislacionit me Konventën e Stambollit.

“Është e rëndësishme që të angazhohemi si institucione që të ndalojmë veprimet e tilla ku cenohet autonomia e trupit dhe ku gratë konsiderohen si objekt i partnerëve të tyre, apo kujtdo tjetër, sepse kemi pasur raste së fundmi ku persona të panjohur kanë kryer dhunime seksuale dhe shqetësimi është sidomos ndaj vajzave të mitura. Natyrisht që dhunimi seksual është vepër penale dhe duhet të dënohet në maksimum që parasheh Kodi Penal, por kjo rëndohet sidomos kur kemi raste të vajzave të mitura. Po ashtu, kemi ndërmarrë veprime që ndërlidhen me kompensimin e viktimave të krimit me ndihmën juridike falas”, tha Haxhiu.

Mirëpo, po vlerësohet se vetëm ndryshimi i ligjeve, nuk mjafton për këtë betejë.

“Nëse vërtet duam të arrijmë qëllimin tonë dhe të kemi sukses, sigurisht duhet të bëjmë ndryshime legjislacionesh, por jo vetëm kaq, duhen edhe ndryshime në mendësitë kulturore”, tha Mija Jovornik nga Akademia për Zhvillim Demokratik.

Megjithatë, duhet bashkëpunim më i gjerë.

“Kemi ende shumë për të bërë, por unë vërtet besoj në ne. Unë besoj se gratë janë mjaft të zgjuara, të organizuara mjaftueshëm për të arritur në një botë ndryshe. Ne absolutisht mund ta bëjmë atë së bashku”, tha Sonja Lokar, eksperte për çështjet gjinore.

Konferenca u organizua nga Këshilli për Zhvillim të Qëndrueshëm i Kuvendit të Kosovës, mbështetur nga UN Women në Kosovë.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA