PËRGATITI: DRITON SADIKU
Derisa në objektin e komunës po diskutohet rreth çështjes së hapjes së urës mbi lumin ibër, në urë po bëhen testimet e fundit sa i përket qëndrueshmërisë së urës.
Kamionë me peshë 40 tonë, po lëviznin mbi urën, në të cilën prej kohësh nuk qarkullojnë automjetet.
Katër të tillë u vendosën në mes të urës për ta matur qëndrueshmërinë e saj.
Ky qe edhe testimi i fundit, sipas zëvendësministrit Hysen Durmishi, që erdhi në Mitrovicë për t’i parë nga afër punët.
Megjithëse, thotë se ura do të hapet, Durmishi nuk dha ndonjë datë.
E përveç kamionëve, mbi urë u pa edhe një automjet i KFOR-it, por që nuk pengoi punëtorët ta bëjnë testimin.
Veçse qëndrimi i KFOR-it mbetet i njëjtë, se çështja e hapjes së urës i takon dialogut, dhe se nuk lëvizin nga aty.
Njësitë e KFOR-it mbajnë një prani të përhershme fikse në urë dhe vazhdojnë të kryejnë patrullime të rregullta në zonat përreth, për të garantuar stabilitet dhe siguri, për të mirën e të gjitha komuniteteve lokale. Ne nuk do të hezitojmë të trajtojmë çdo zhvillim që mund të ndikojë në mjedisin e sigurisë dhe stabilitetin rajonal, në respekt të plotë të mandatit tonë të OKB-së. Qëndrimi i KFOR-it ka qenë i qartë dhe konsistentgjatë gjithë kohës. Çdo vendim në lidhje me hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër duhet të merret në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
Sidoqoftë, ekzekutivi kosovar është i vendosur se ura duhet të hapet edhe për qarkullim të veturave.
Andaj brenda pak ditëve presin ta marrin raportin mbi gjendjen e urës pas matjeve./atvlive.tv
Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:






