0.7 C
Pristina
Saturday, March 7, 2026

Kapen mbi 5 kilogramë marihuanë dhe një armë zjarri në Vushtrri, në pranga një i mitur

Policia e Kosovës ka konfiskuar mbi pesë kilogramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë dhe një armë zjarri gjatë një aksioni të zhvilluar në Vushtrri, ku është arrestuar edhe një person i mitur i dyshuar, raporton Gazeta Sinjali.

Rasti ka ndodhur në mbrëmjen e 6 marsit 2026, kur hetuesit policorë të Stacionit Policor në Vushtrri, derisa po trajtonin një rast kanosjeje, kanë siguruar informata dhe dyshime të arsyeshme për posedim të substancave narkotike. Me autorizim të prokurorit, ata kanë realizuar një kontroll në një shtëpi në fshatin Sllatinë të Vushtrrisë.

Gjatë kontrollit, si rezultat i veprimeve të shpejta operative dhe hetimore, policia ka gjetur dhe konfiskuar një sasi prej 5 kilogram e 61.4 gram substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, si dhe një armë zjarri të llojit pistoletë me gjashtë fishekë.

Në lidhje me rastin është arrestuar një person i dyshuar i moshës së mitur. Për rastin janë njoftuar edhe hetuesit e Njësisë për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve, të cilët së bashku me krim-teknikën e Stacionit Policor në Vushtrri kanë kryer ekzaminimin e vendit të ngjarjes dhe kanë vazhduar me veprime të tjera hetimore.

“Pasi është intervistuar, me udhëzim të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt ndërsa janë iniciuar rastet penale: ,,Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe ,,,Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve””, njofton PK-ja.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA