Juristi shqiptar: Çmimet e çmendura në Shqipëri deri në 300 euro për çadra janë kriminale

Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se turizmi në Shqipëri, siç ka thënë ai, është agresiv.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se në Shqipëri trajtohen në mënyrë selektive, pra çmimet rriten në bazë të vendeve që vijnë turistët.

Sipas tij kjo gjë nuk ndodh në asnjë vend të botës.

“Kemi një turizëm agresiv që mendon sot për sot. Pronarët që hapim hotele e shikojnë turistin jo si Zot të shtëpisë por si qenie për ta grabitur. Unë kam takuar miq nga Gjermania, Belgjika apo Anglia që kanë shkuar në Jug të Shqipërisë, nga Dhërmi deri në Ksamil. Këto çmime kapin vlera që janë të barabarta apo Spanja që është vendi më i kërkuar në të gjithë botën. Shërbime dhe cilësia nuk arrijnë në nivelin e çmimeve. Janë të pajustifikueshme. Turistët trajtohen në mënyrë selektive.

Në asnjë vend të botës turisti nuk trajtohet në mënyrë selektive dhe raciste”- tha ai.

Ai ka thënë po ashtu se shteti duhet të ndërhyjë për të ndalur abuzimet me çmimet në turizëm.

Sipas tij, rënie e euros ka bërë që turistët të shpenzonin 25 për qind më shumë valutë të huaj, ndërsa forcimi i lekut duhet të shoqërohej jo me rritje por me ulje të çmimeve.

“Nuk mund të kemi tregtarë grabitës. Në cilin vend turistik të botës shezlloni kushton 300 euro apo 1 mijë euro bashkë me një shishe shampanjë? Nuk i gjen as në Monte Carlo dhe as në vendet më luksoze. Nga ana tjetër, shqiptarët po abuzojnë edhe me hapësirat publike. Plazh publik nuk do të thotë që shqiptarët ta përdorin si ranë e xanun, vënë një çadër në qershor dhe e heqin në shtator, s’mund të ngulen çadra 6 muaj për ta përdorur 6 ditë. Kush ja jep të drejtën ta përdorësh si pronë private? I paguan gjë shtetit ti?” tha juristi.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA