Jasharaj: Kurti kundër sindikatave, Murati na ndali bukën e gojës

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj ka hedhur akuza të rënda ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe dy ministrave Hekuran Murati e Arbërie Nagavci.

Jasharaj, në një konferencë për media të martën, ka thënë se Kurti dhe ministrat e tij paralizuan dialogun e mirëfilltë me sindikatat.

“Kurti dhe ministrat e tij premtuan shumë, deklaruan se do të respektojnë zërin sindikal dhe fuqizimin e sindikatave, por kanë bërë të kundërtën gjatë këtyre vite, paralizuan dialogun e mirëfilltë duke mos e nënshkruar marrëveshjen kolektive, duke ua mohuar të punësuarve në sektorin publik dhe privat mundësinë për të ruajtur të drejtat në punë dhe për të arritur disa benefite si të gjithë kolegët e tyre kudo në vendet e Ballkanit, e Evropës. Ministri Murati do të kujtohet si njeriu që deshi t’ua ndalë bukën e gojës, pse kërkuan mundësinë për një kafshatë bukë më shumë. Do të jujtohet edhe si njeriu që do t’ua mohojë punëtorëve të arsimit të drejtën e fituar për vitet e 90’ si vite kontributdhënëse”,

Ai tha se teksa i ndëshkon punëtorët e arsimit, Murati priviligjon “ata që punuan kundër shtetësisë së Kosovës dhe ishin lojalë ndaj pushtetit serb”.

Jasharaj në këtë konferencë për media ka paralajmëruar se nëse qeveria dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci nuk reflektojnë mbi kërkesat e tyre, do të hynë në grevë të përgjithshme.

Protesta e SBASHK-ut do të organizohet nesër me datë 4 dhjetor, para objekteve të qeverisë, MASHTI-t dhe kuvendit.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA