Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka vazhduar masën e arrestit shtëpiak edhe për 30 ditë, Izedin Bytyqit, zëvendëssekretar në Ministrinë e Mjedisit Planifikimit Hapësinorë dhe Infrastrukturës.
Ndërsa masa e paraburgimit edhe për dy muaj i është vazhduar edhe Naser Hafizin, ushtrues detyre i drejtorit të Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore pranë këtij institucioni.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj Gjykate, Mirlinda Gashi.
Bytyqi dyshohet për veprat penale “Keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “Armëmbajtje pa leje” , ndërsa Hafizi për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare”, “Shpëlarje të parave” dhe “Mosraportim apo raportim të rremë të pasurisë”.
Që të dy sipas prokurorisë dyshohet se kishin shlyer borxhe për firma të ndryshme në mënyrë të dyshimtë, duke i shkaktuar buxhetit të Kosovës dëm mbi 10 milionë euro.