Ismaili: Vetëvendosja çdo tre muaj ka shkelur kushtetutën që nga mandati i kaluar qeverisës

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Besa Ismaili, në emisionin COMPASS në ATV, tha se Lëvizja Vetëvendosje, që nga mandati i kaluar qeverisës, së paku çdo tre muaj ka marrë një vendim apo ka bërë një Projektligj që është kthyer nga Gjykata Kushtetuese.

“Unë me mbaj në mend që nga mandati edhe i para kësaj kur kushtetuesja ua pat rrëzuar vendimin e tyre gjatë pandemisë për cënimin e lirisë së lëvizjes. Prej asaj kohe, thuajse çdo tre muaj, ka pasur një vendim, një Projektligj, i cili është kthyer nga Gjykata Kushtetuese”, tha Ismaili.

Lidhur me kallëzimin penal që sot pesë anëtarë të opozitës bënë ndaj ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, për për subvencionimin e teksteve dhe mjeteve shkollore dhe reagimin e Lëvizjes Vetëvendosje për këtë veprim, Ismaili tha se asnjë pushtet që sjellë vendime dhe ligje jokushtetuese, nuk ka fjalë të mira për sfiduesit.

“Me të drejtë mendoj se ka nxitur një reagim të prindërve, por edhe të personelit arsimor sigurisht e që për këtë do duhej të kishte një llogaridhënie ose së paku një kërkim falje nga autoritetet tona për atë se çfarë paraqesin ato. Nuk e besoj që kushdo që ta ketë lexuar atë copëz teksti, udhëzuesi që në fakt është për mësuesit, ta ketë pranuar për ta zbatuar, sepse nuk e besoj as që është draftuar në bashkëpunim me prindërit, me ekspertë të arsimit dhe me ekspertë shëndetësorë dhe psikologë, sepse ato kanë një ndikim jashtëzakonisht negativ në mirëqenien emocionale në radhë të parë të fëmijëve dhe më e pakta që mund ta ketë emrin është edukim. Nuk mendoj që një pushtet i cili punon dhe sjellë vendime dhe ligje jokushtetuese, për ata që i sfidojnë ato dhe i parandalojnë apo i ndalojnë të zbatohen, atëherë nuk do të kenë një fjalë miradije”, tha Ismaili.

Intervistën e saj të plotë në COMPASS e gjeni në videon më poshtë:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA