Presidentja Vjosa Osmani mëngjesin e ditës së sotme ka nxjerr dekret për shpërndarjen e Kuvendit. Ky vendim i Osmanit erdhi pas dështimit të Kuvendit për të zgjehdur Presidentin e ri brenda afateve kushtetuese.
Në lidhje me këtë situatë të krijuar dhe dekretin e nxjerrë nga Osmani ka folur për “Gazeta Blic”, ish-kryeminsitri dhe ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.
Mustafa tha se ky ‘është ndër vendimet e saj të rralla që është krejtësisht i qëlluar dhe i bazuar’.
“Është ndër vendimet e saj të rralla, që është krejtësisht i qëlluar dhe i bazuar. Duhet të ndërpritet tallja me institucionet më të larta të Republikës së Kosovës” deklaroi Mustafa
E enjtja e 5 marsit ishte afati i fundit kur Kuvendi i Kosovës duhet t’i niste procedurat për zgjedhjen e kreut të shtetit, pasi presidentes së tanishme, Vjosa Osmani, i mbaron mandati më 4 prill.
Osmani në konferencën e mbajtur sot për media njoftoi se sot do t’i ftojë përfaqësuesit e partive politike për datën e zgjedhjeve.“Do të ftohen sepse siç e dini është obligim që të konsultohen paraprakisht dhe është pasojë e nevojshme që menjëherë pas shpërndarjes së kuvendit që të shpallen edhe zgjedhjet e reja, or paraprakisht duhet një konsultim formal me partitë politike dhe menjëherë pas kësaj të caktohet data”, tha Osmani.






